Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 15-vjeçarin në Vlorë, i cili akuzohet se ka arritur të depërtojë në sistemin kompjuterik të disa institucioneve shtetërore në vend.
Mësohet se adoleshenti është i prekur nga çrregullimi i spektrit të autizmit dhe ka dyshime se ai mund të jetë shtyrë apo përdorur nga persona të tjerë për të hakeruar serverat.
15-vjeçari kishte arritur të hynte në serverat e disa institucioneve të rëndësishme, si Parlamenti i Shqipërisë, Institucioni SHISH si dhe disa institucione të tjera. Sipas policisë nuk janë marrë të dhënat e institucioneve, por gjithsesi po punohet duke u marrë në pyetje 15-vjeçari.



