
Deputeti Halit Valteri, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një foto me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.
Deputeti në ikje, i cili kaloi nga opozita në radhët e PS, ka shfrytëzuar një takim në Pallatin e Brigadave ceremonia për të festuar faktin që Shqipëria siguroi vendin si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të “kapur” një foto me ambasadoren.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, deputetë, ministra dhe ish-ministra të Jashtëm.
