Kapet me një sasi të konsiderueshme kanabisi në doganën e Hanit të Hotit, ndalohet nga policia shqiptare një shtetas rumun.


Burimet policore bëjnë të ditur se rumuni, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është prangosur pasi iu gjendën 100 kg kanabis sativa. Policia e Shkodrës bëri të ditur se droga ishte paketuar dhe fshehur në automjetin më të cilin udhëtonte drejt Shqipërisë.


Nga kontrolli i kryer, shtetasit rumun iu gjet dhe një kartë identiteti italiane, të cilët dyshohet se e përdorte për trafikun e drogës në shtetin italian.


7 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)