Të dhëna të reja nga dosja hetimore ndaj Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut tregojnë se lëvizjet e tyre më 26 gusht 2026 janë monitoruar për disa orë nga efektivët e Forcës së Posaçme Operacionale.

Raporti i vëzhgimit, i administruar nga SPAK si provë në procesin gjyqësor, rindërton kronologjikisht itinerarin e ndjekur atë ditë, nga Elbasani deri në zonën e Durrësit.

Sipas dokumenteve të dosjes, vëzhgimi ndaj Agasit kishte nisur pranë zonës së vilave qeveritare në Elbasan. Efektivët kanë ndjekur lëvizjet dhe takimet e tij, ndërsa në një moment operacioni është zhvendosur drejt Bradasheshit.

Për të përcaktuar pozicionin e personave nën vëzhgim, grupi operacional ka përdorur edhe dron.

Në raport shënohet se rreth orës 11:39 është lokalizuar një person për të cilin efektivët dyshonin se ishte Ergys Agasi.

Pak më vonë, në orën 11:59, kamerat e vëzhgimit kanë regjistruar mbërritjen në kompleks të një automjeti tip “Audi A6”, me ngjyrë të zezë dhe me portobagazh.

Qëndrimi i automjetit brenda kompleksit ka qenë i shkurtër. Vetëm tre minuta më vonë, rreth orës 12:02, “Audi” është parë duke u larguar dhe duke marrë drejtimin për në Elbasan.

Vëzhgimi ka vijuar edhe gjatë orëve në vazhdim.

Sipas raportit, rreth orës 13:35 automjeti ka mbërritur në Bradashesh. Në këtë fazë, grupet operative kanë ndërprerë përkohësisht ndjekjen e drejtpërdrejtë dhe janë pozicionuar në zonë për të vijuar monitorimin.

Lëvizja e radhës është regjistruar disa orë më vonë.

Në orën 18:16, “Audi A6” është konstatuar duke u nisur në drejtim të Durrësit. Efektivët kanë vijuar monitorimin deri në zonën e Plepave, ku automjeti është ndaluar.

Sipas të dhënave të përfshira në dosjen hetimore, brenda makinës ndodhej Ergys Agasi, ndërsa në timon ishte Uljan Shpataraku.

Raporti i 26 gushtit, i hartuar nga punonjësit e Forcës së Posaçme Operacionale, është përfshirë nga SPAK mes materialeve të paraqitura si prova dhe dokumenton minutë pas minute një pjesë të operacionit të vëzhgimit dhe lëvizjeve të personave nën hetim.

Të dhënat pasqyrohen si më poshtë:

“Ora 08:00: Pas komunikimit me Oficerin e Policisë Gjyqësore, grupet evëzhgimit u vendosen me shërbim ne qytetin e Durrësit pranë rrethit te Shkozetit, për konstatimin e shtetasit Ergys Agasi (person ne kërkim). Sipas informacioneve të dhëna nga oficeri dyshohet se ky shtetas është akomoduar në një kompleks vilash i cili ndodhet në kryqëzimin e rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe “Bajram Tusha”.

Qëllimi i veprimeve:

Lokalizimi dhe mbajtja nën vëzhgim dhe kapja e shtetasit Ergys Agasi, i cili rezulton person në kërkim nga autoritet kompetente. Gjatë kryerjes së veprimeve operative zona është monitoruar nëpërmjet përdorimit të mjetit fluturues pa pilot (fron) me qëllim evidentimin dhe lokalizimin e shtetasit në kërkim.

Ora 11:39: Konstatohet duke dal nga ambientet e katit të dytë të kompleksit të vilave një person në dukje i dyshuar si Ergys Agasi, i veshur me bluze të bardhë dhe pantallona treçerekëshe ngjyrë të zeza, i cili del nga ambientet, vazhdon në drejtim të hollit në katin e parë të kompleksit dhe futet në ambientet e brendshme të kompleksit (shoqëruar përshkrimi me foto)

Ora 11:59: Gjatë monitorimit u konstatua një automjeti tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, duke hyrë në ambientet e kompleksit, ku, pasi hyn në portën kryesore të kompleksit, vazhdon drejt parkimit nëntokësor të kompleksit të vilave, ku, për shkak të xhamave të errësuar të automjetit, nuk e patëm të mundur identifikimin nga ana jonë të personave që mund të ndodheshin në automjet.

Ora 12:02: Në vijim të vëzhgimit të zonës me mjetin (dron), u konstatua duke dalë nga parkimi nëntokësor i kompleksit të vilave, automjeti i tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, ku, në sediljen e përparme, në krah të drejtuesit të mjetit, u vërejt një person i veshur me bluzë të bardhë, i cili, nga të dhënat e disponuara dhe rrethanat e konstatuara, dyshohej të ishte shtetasi Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur pasagjer në sediljen e përparme të automjetit. Pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi A6, me portobagazh, u mbajt në vëzhgim nga ana jonë dhe u ndoq për vijimin e veprimeve të mëtejshme (shoqëruar përshkrimi me foto);

Ora 12:03: Automjeti Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, me targa AB323JK, i cili vazhdon itinerarin e lëvizjes pa ndërprerje nga kompleksi i vilave, në drejtim të Nishtullës, rrethrrotullimit të Shkozetit, drejtim Plepave, ku futet nëpër rrugët në afërsi të shinave të trenit, që të nxjerrin në rrugën e Plazhit, Durrës, ku, pasi arrin në zonën e Plepave, vazhdon drejtimin drejt autostradës, në drejtim të Kavajës, Rrogozhinës, në drejtim të Peqinit, Elbasanit (shoqëruar përshkrimi me foto)

Ora 13:35: Automjeti Audi A6, me portobagazh, me targa AB323JK, pasi bën rreth rrotullimin e Bradasheshit, vazhdon në drejtim të rrugës “Kadri Hoxha”, ku, në afërsi të tregut agroushqimor, kthehet në rrugicën djathtas, ku, pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi, me targa AB323JK, nuk u mbajt në vëzhgim nga ana jonë. Pas komunikimit me oficerin, grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Ora 18:16: Konstatohet duke dalë nga rruga “Kadri Hoxha” automjeti i tipit Audi A6, metarga AB323JK, i cili vazhdon drejtimin e lëvizjes pa ndërprerje nga rrethi iBradasheshit, autostradë, në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës, Kavajës, ku, nëafërsi të zonës së Plepave, në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjerame uniformë të Drejtorisë Vendore Durrës, u bë i mundur ndalimi i automjetit tëmbajtur në vëzhgim, ku, pas ndalimit të automjetit Audi A6, ngjyrë e zezë, metarga AB323JK, rezultoi shtetasi Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur nësediljen e përparme, dhe drejtues automjeti një person, i cili, pasverifikimit, rezultoi të ishte shtetasi Uljan Shpataraku (shoqëruar përshkrimime foto);