Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përuruar sot hapjen e 3 segmenteve të Unazës së Vogël. Veliaj deklaroi se kjo rrugë do të shërbejë për të gjithë, por sipas tij prioritet duhet të kenë njerëzit dhe jo makinat.
“Do ta hapim këtë rrugë dhe aty do të kalojnë autobusët dhe makinat. Qyteti është për njerëzit, nuk është për makinat. Kjo rrugë ka 5 korsi, një për autobusët, për biçikletat, këmbësorët. Kjo rrugë ka qenë një tmerr për këdo. Për herë të parë ne kemi futur edhe një vizë për ‘shkopin e bardhë’, për atë që kanë probleme me shikimin.
Jemi të vendosur që nga tani e tutje çdo investim të ketë këto komponentë. Kjo është një ftesë për të përdorur edhe kulturë. U kërkojmë shoferëve të respektojnë këmbësorët, nënat me fëmijë, ata me aftësi të kufizuara, ata që përdorin transportin publik”, theksoi Veliaj.
26 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)