Në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale. Ai shkruan se këto qendra janë të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar.

Ato do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7, deri në 30 shtator.

“MIRËMËNGJES 😊

me njoftimin se, në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin – të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7 – ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos të publikuar në rrjetet sociale.