Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka nisur procesin e rinumërimit të 42 kutive të votimit në qarkun e Dibrës. Vendimi vjen pas kërkesës së Partisë Demokratike (PD-ASHM), me qëllim verifikimin e votave preferenciale mes kandidatëve të kësaj force politike.
Rinumërimi pritet të sqarojë ndarjen e mandateve në këtë qark dhe të hedhë dritë mbi kërkesat për transparencë dhe saktësi në procesin zgjedhor. Procesi do të mbikëqyret nga përfaqësues të KQZ-së, vëzhgues dhe përfaqësues të partive politike.
