Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka inauguruar sot rrugën pranë Pallatit të Kongreseve. Tashmë kjo rrugë i është nënshtruar një transformimi rrënjësor, me rrugë të shtruara dhe korsi për biçikleta. Në fjalën e mbajtur ai tha se çdo investim i ri do të ketë korsi biçikletash. Ai deklaroi se 20 për qind e qytetarëve janë obezë dhe shërimi është vetëm biçikleta. Veç kësaj, ai shtoi se po investohet jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në kulturë.
“Tirana po kalon një situatë të jashtëzakonshme transformimeve dhe çdo transformim kërkon një sakrificë. Për mendimin tim është një sakrificë e shëndetshme dhe shumë e vogël. Gjithashtu nga 10 qershori në 10 korrik do të kemi në festë të madhe në kryeqytet për kampionatin europian të futbollit. Qyteti është për njerëzit dhe jo për makinat”, deklaroi kryebashkiaku.
14 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)