Pas 10 vitesh pritje, më në fund hapet këtë të premte aksi Qukës–Qafë Plloçë, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për Juglindjen e Shqipërisë.
Ky segment rrugor konsiderohet si një arterie strategjike, që do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik e turistik të zonës.
Risia më e madhe që sjell hapja e këtij aksi është shkurtimi i kohës së udhëtimit nga Tirana në Korçë, që nga dita e premte do të përshkohet në vetëm 1 orë e 30 minuta, një lehtësi e konsiderueshme për qytetarët dhe bizneset.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka shpërndarë në rrjete sociale një foto nga aksi i përfunduar, duke shkruar:
“Gati gjithçka! Qukës – Qafë Plloçë.”
Rruga pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të rrisë sigurinë për drejtuesit e mjeteve, ndërsa hapja e saj shihet si një arritje e rëndësishme në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës kombëtare.