Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një picier vrau kolegun e tij, kuzhinierin Indrit Ismaillari, pas një konflikti të çastit që lidhej me një mosmarrëveshje për punën.

Filip Shehu, 41 vjeç, autori i vrasjes, ka dhënë një dëshmi, duke sqaruar se marrëdhëniet mes tij dhe Ismaillarit kishin qenë konfliktuale për një periudhë të gjatë.

Gjithashtu gazetarja Semiljana Azizi ka raportuar për “Shqipëria Live” rreth ngjarjes së rëndë duke treguar se nga kamerat e sigurisë u pa momenti kur autori ka marrë thikën dhe ka qëlluar tri herë viktimën me thikë pasi ka dëgjuar ofendimet dhe sharjet. Gjithashtu bëhet me dije se puna në lokal është pezulluar.

“Nga kamerat e sigurisë është parë që viktima në momentin që hapi frigoriferin për të marrë tasin e proshutës, pasi kuzhinieri ka dëgjuar edhe ofendimet, ka marrë thikën dhe ka qëlluar tri herë mbi picierin. Ismaillari u godit njëherë në qafë dhe dy herë në bark. Gjithçka është mbyllur, nuk punohet në lokal. Policia ka sekuestruar edhe thikën e ngjarjes,” tha gazetarja.