Avokatët e huaj të Erion Veliajt pritet të ndjekin një tjetër hap ligjor për çështjen e arrestit të kryebashkiakut, duke synuar dërgimin e saj në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Sipas informacioneve, më 10 shtator do të zhvillohet një takim i dytë mes Veliajt dhe avokatëve të tij, pasi këta të fundit i kanë drejtuar një kërkesë SPAK-ut për zhvillimin e takimit.

Gjatë këtij takimi, Veliaj pritet të firmosë ankimin që do të depozitohet në Strasburg lidhur me masën e arrestit ndaj tij.

Lëvizja e avokatëve vjen pas dy vendimeve në favor të Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa mbrojtja synon tashmë ta çojë çështjen e arrestit të tij për shqyrtim në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.