Shqipëria ka hapur sot bisedimet me Bashkimin Europian për një tjetër gru-pkapitull në procesin e ecjes drejt anëtarësimit në union.

Pas konferencës së përbashkët kryeministri Rama, komisionerja Marta Kos u shpreh ndër të tjera se Shqipëria ka ecur me hapa rekord lidhur negociata drejt BE dhe se kjo e fundit mbështet vizionin e Ramës për të mbyllur negociatat në 2027.

Por Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë mesditë, tha se PD mbështetur plotësisht procesin e integrimit, por shtoi se Shqipëria nuk plotëson asnjë standard në këtë proces, përveç pozicioni gjeostrategjik.

“Ne duke mbështetur plotësisht procesin e integrimit, deklarojmë se, Shqipëria nuk plotëson asnjë standard në këtë proces gjer sot, përveç pozicionit gjeostrategjik të saj, të cilin kjo e ka patur që kur është formuar bota dhe kësaj here i shndërrohet në një mirësi sepse në të gjitha kohërat e ka bërë atë pre të të gjitha perandorive.

Kurse kësaj here është një mirësi për shqiptarët sepse BE e konsideron këtë vend si portën e Europës drejt Ballkanit dhe kjo është një avantazh shumë i madh. Ne e mbështesin, por mbështesim një proces të bazuar në standarde dhe kritere. Kjo është teza jonë, ky është qëndrimi ynë”, tha ai.