Mbi 127 mijë kërkime në platformë dhe 3,397 kërkime për faqe janë regjistruar gjatë 24 orëve të para nga lançimi i “Pasqyrës së Flamingos/Flamingo Mirror”.

Shifrat janë bërë publike nga kryeministri Edi Rama, i cili tha gjithashtu se platforma ka marrë 49 pyetje të reja dhe ka përballuar 122 sulme kibernetike.

“FLAMINGO MIRROR – NJË EPOKË E RE TRANSPARENCE🪞

Nga kalimi i saj LIVE, në 24 orët e para “Pasqyra e Flamingos/Flamingo Mirror” ka regjistruar:

🖱️ 3,397 kërkime për faqe

📊 mbi 127 mijë kërkime totale në platformë

📩 49 pyetje të reja

dhe gjithashtu

📲 122 sulme kibernetike nga 32 adresa të huaja, të cilat janë zmbrapsur pa asnjë dëm.

KY ËSHTË VETËM FILLIMI i një përballjeje transparente mes fakteve të qeverisjes dhe llumit anti-shtet të kanaleve sociale👁️”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Top Channel