Edhe pse shoqëruar nga reshje shiu, opozita ka vijuar protestën para Bashkisë së Tiranës, duke bllokuar një nga rrugët kryesore të qytetit.

Ky veprim ka shkaktuar nervozizëm tek qytetarët që po udhëtonin, ndërsa disa prej tyre janë dëgjuar duke kërkuar nga protestuesit të hapin rrugën për të kaluar, duke theksuar se kishin fëmijë për të dërguar në shkollë.

Për të garantuar sigurinë dhe shmangur ndonjë incident, në vend kanë qenë të pranishëm efektivë policie. Një prej tyre ka kërkuar nga protestuesit që të hapin rrugën për të lejuar kalimin e automjeteve.

Deputeti Klevis Balliu ishte gjithashtu i pranishëm në protestë dhe u përfshi në një debat me efektivët e policisë. Situata ka krijuar tensione të përkohshme, ndërsa policia ka ndërhyrë për të mbajtur rendin.