Në fjalën e tij mbajtur në nisje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Berisha deklaroi se protestat që do të nisin më 22 dhjetor nuk do të ndalen deri në largimin e Ramës.

Sipas kreut të PD, Rama do të dorëhiqet vetëm nëse ngrihen të gjithë. Duke paralajmëruar një nisje të protestave pa ndalim, Berisha tha se kjo është ora e thirrjes për cdo shqiptar dhe këtë herë beteja është me sakrificë dhe përballje.

Sali Berisha: A kemi bërë ne përpjekjen finale për rrëzimin e Ramës, jo nuk e kemi bërë.

Ne kemi bërë shumë protesta, mirë kemi bërë, kemi treguar të themi muskujt. Kemi bërë lëvizje, nuk ishin ato që mund të rrëzonin Edi Ramën/ Edi Ramën e rrëzon ajo lëvizje që ngjit dhe nuk shqitet.

Ajo që bëhet me të gjitha format. Tani jemi në të drejtën e zotit, kemi ligjin ndërkombëtar që thotë se zgjedhjet i ka dhunuar, që zgjedhjet i bëri farsë, kemi pëpjekjet e tij të cmendura për të kontrolluar gjithcka në këtë vend dhe së fundmi peng i lubi Ballukut.

E dëgjuat dosjen që doli, dosja më e pashëmbullt në historinë e një shteti.