Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PD-së Saimir Korreshi i është drejtuar ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi se ata duhet të investojnë më shumë në qytetin e Lushnjës.
“Kemi harruar fjalimin në shtëpi, jo dhjetë minuta. E para, ngushëllime për tragjedinë e Durrësit. Dramë e madhe.
Një pyetje kam për kryetaren e seancës, ministrin dhe Taulantin. Ai Karakaçi është ministër me letra apo me të vërtetë? Më duket sikur jetojmë në dy Lushnje të ndryshme. Se di të lajmë letrat.
Pushimi i shoferit në Lushnje ka dhjetëra të vdekur, bashkë me kthesën e Savrës. Nuk janë tunel Llogaraje ore, duam shumë pak lekë. Kursejnë jetë. I them shokut Karakaç t’i harxhojnë lekët, po patën lënë paraardhësit atje në sirtar ndonjë zarf me lekë pa harxhuar.
400 mln lekë për të ngrënë fara gjithë bashkia. Me ato mund të kishin marrë lekë të gjithë ata që u prekën nga shiu, ngricat. Këta këtu tregojnë përralla e shtylla elektrike. Na sollën se nuk kishte të fortë Lushnja, por na sollën policë nga Shkodra. Erdhi Jarani, na kërkoi pilaf. Po e di i pyetur e donte me lëng apo shumë lëng. Pyeteni njëherë jaranin pse e hoqën nga puna. Pyeteni kujt i dërgoi mesazh janari”, u shpreh deputeti i PD-së Saimir Korreshi.
Ndërkohë, deputeti i PS-së Ardit Bido i është përgjigjur deputetit të PD-së Saimir Korreshi, duke u shprehur se drejtuesja e seancës duhet t’i ndërpriste fjalën.
“Më lejoni një replikë të shkurtër, me kolegun Korreshi, populizmi padyshim të çon deri diku, padyshim që fjalët popullore dhe humori të çojnë deri diku, por unë besoj dhe qofsha i gabuar, që kjo sallë debati e shqiptarëve duhet të kishte gjuhë parlamentare, dhe besoj që kryesuesja e seancës duhet t’ju kishte ndërprerë fjalën për mospërdorimin e gjuhës parlamentare”, u shpreh Ardit Bido.
