Tre shqiptarë janë dënuar me burg në Mbretërinë e Bashkuar pas kapjes së një sasie të madhe kanabisi të kultivuar në një papafingo industriale në veriperëndim të Anglisë.
Indrid Hysembelli, 26 vjeç, Xhoi Kasaj, 30 vjeç, dhe Romeo Toska, 26 vjeç, u gjetën gjatë një bastisjeje policore në qershor të vitit të kaluar, në një njësi industriale në Oldham. Në vendngjarje oficerët sekuestruan 889 bimë kanabisi, me vlerë rreth 986,800 sterlina. Gjatë hetimeve u zbuluan edhe fotografi të të pandehurve duke pozuar pranë bimëve të paligjshme.

Gjykata e Kurorës së Minshull Street i ka dënuar ata për prodhim të drogës së Klasit B, duke shpallur një total prej tetë vjetësh e gjashtë muaj burgim. Hysembelli do të vuajë tre vjet e shtatë muaj, Toska dy vjet e tetë muaj, ndërsa Kasaj dy vjet e tre muaj.
Vendimi vjen pas një hetimi të gjerë që nxori në dritë operacionin e kultivimit të kanabisit në një zonë industriale, duke theksuar përpjekjet e policisë për të goditur trafikun dhe prodhimin e drogës ilegale.

