
Politologu Ermal Hasimja i ftuar në Zona Zero për të komentuar mbi përplasjet mes Berishës dhe Bashës në PD, u shpreh se kjo mund të shëndoshë PD dhe në debatin brenda partive, pasi ai mungon dhe në PS.
“Shikoni PS, ministrat e morën vesh në sallë nëse do të zgjidheshin apo sërish. Partinë vuajnë nga mungesa e demokracive”, Hasimja.
Sa i përket qëndrimit të Bashës, Hasimja deklaroi se nuk sheh ndonjë gjuhë të ashpër në raport me këto përplasje.
“Është i zhgënjyer i steesuar nga strategjinë e tij, por përpiqet te debati i Parlamentit, duke u dhënë peshën opozitës. Është një situatë normale, nuk është shoh ndonjë tejkalimi, gjuhë të ashpër, është normale sjellja e Bashës.
“PD ka humbur shumë nga lidhja përfaqësuese ka pasur me qytetarët e shqiptarë që nga viti 1991. PD nuk është shquar nga pikëpamja organizative e bazës, në një sistem klientelist, njësoj si PS dhe LSI. Ka humbur lidhjen përfaqësues me qytetarët”, tha Hasimja.