Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi sot masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë, mes tyre një i RENEAS-s dhe një civili, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet e Elbasanit dhe Korçës. Sipas AMP, caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku rezultoi se të akuzuarit, duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar ushtrimin e llotarive të palejuara dhe basteve sportive.

Ndërkohë janë publikuar edhe mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë, konkretisht sms në “WhatsApp”mes personave nën hetim E.P. dhe I.T., ku kanë rezultuar komunikime me përmbajtje organizimi dhe ushtrimi të lojërave të fatit. Efektivët, duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara, basteve sportive.

Pjesë nga mesazhet:

Polici me inicialet E.P.: He mo tiger se te thash me vilu dy skedina po i vuna tjeter kund se me vonove

Polici me inicialet R.T: Iken 200 mij lek

Polici me inicialet E.P.: naj ndeshje te sigurt

Polici me inicialet R.T: Argjentina 2/3plus Mexica 2/plus 70 mij lek… mos na ven skedina fituse o boss ta marrim te qet at %

Polici me inicialet E.P.: Un kam lujt nja dy neshje sot mbrapsh kam kap 4 skedina

Polici me inicialet R.T: Jam 3.7 plus… Nuk du me i prek ma

Polici me inicialet E.P.: Jo mos maj shpresa te shefi tpakten deri nga mesi mujit

Polici me inicialet R.T: Ore po hapja user altinit mor vlla e i ban llogarite nfund muji

Polici me inicialet E.P.: jam te i marr borxh 1 milion

Polici me inicialet R.T: ti je pronari nr1

Polici me inicialet E.P.: ej neser duhet me dorzu leket e llotos

Polici me inicialet E.P.: kshuqe po erdhe te pijm kafe… Thuj te rrije ai ja japim i 5 mij leksh ma shum a 10 ja jap un

Polici me inicialet R.T: thash se neser duhet me shku me ba dorzimet e lekve

Polici me inicialet E.P.: ok se i them un per kte nuk a problem

Polici me inicialet R.T:  por per leket e llotos

Polici me inicialet E.P.: A i ka cu?

Polici me inicialet R.T:  Iliri

Polici me inicialet R.T:  ke edhe ti 1 mili e 50

Polici me inicialet E.P.: 1 miljon o jet

Polici me inicialet R.T:  50tshja esht e ktij muji

Polici me inicialet E.P.: 50 jan te mujit

Polici me inicialet R.T: qe kena hy … e i kam leket po i kam than atij shokut qe ia kam marr kur i qova 2.2 milion

Polici me inicialet E.P.: pasneser duhet me qu leket e llotos