Një moment prekës është regjistruar gjatë protestës së sotme, ku një efektiv policie është filmuar teksa fliste në telefon me fëmijët.

Siç dëgjohet në videon e siguruar nga Top Channel, polici pyet ‘hë zemra e babit, ça bën tani?’.

“Vëllai ça po bën? Mirë babi, mirë zemër”, thotë efektivi i policisë dhe më pas mbyll telefonatën me fëmijën.

Top Channel