Tre punonjës të Forcës Kombëtare të Sigurisë kanë mbetur të lënduar gjatë tensioneve të regjistruara në protestën e opozitës në Tiranë.
Sipas informacioneve zyrtare, efektivët u plagosën pasi në drejtim të forcave të policisë u hodhën bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta nga disa protestues.
Punonjësit e policisë u transportuan për ndihmë mjekësore në Spitali Ushtarak, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Protesta e organizuar nga Partia Demokratike u shoqërua me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë në disa zona të kryeqytetit.
