Mjekja psikiatre ka treguar disa detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Korçë, ku një 14-vjeçare u hodh nga kati i tretë i pallatit.
Ajo ka treguar se e mitura kishte probleme familjare dhe sociale, teksa babai rezulton i dënuar për disa vepra penale.
“Problematikat janë të hershme, ka probleme familjare dhe sociale. Me një prind të munguar, babai me histori dënimesh për vepra penale. Konflikti është që sillet në mënyrë të përsëritur policia. Fëmijët arsyetojnë që policia mos të vijë kur thirret nga nëna. Vendosmëria e vajzës 14- vjeçare për të arritur qëllimin, më shqetëson. Nuk e përjeton ngjarjen emocionalisht.
Nuk ka frikën e humbjes së jetës dhe e përdor si kërcënim që mund ta përsëritë. Ajo që është problem, mbetet qëllimi i tentativave të vetëvrasjes pa ndjerë asnjë pendesë. E para është vetë nëna që është në kontakt me fëmijët e saj minorenë dhe është e frikshme që ky model të shihet nga fëmijët e tjerë të vegjël. I japin të drejtë motrës për këtë veprim por nuk duan ta humbin. Vajza thotë që unë e dua lagjen por për konflikte të vogla të parëndësishme, hyjnë në lojë të mëdhenjtë dhe njoftimi i policisë nga ana e nënës bën që të kryejë atë veprim”, tha Nikola Bode-mjeke psikiatre.
Hedhja nga ballkoni e së miturës në Korçë, mjekja jep DETAJE: Nuk ka frikën e humbjes së jetës dhe e përdor si…
