Një pallat i kompleksit “Arlis” te zona e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Për shuarjen e zjarrit masiv që ka përfshirë objektin shumë-katësh është angazhuar edhe një helikopter i ushtrisë, i cili po hedh ujë nga lart.