Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri publike një ditë më parë të dhënat, duke njoftuar se ka marrë masë administrative ndaj kompanisë Sori Al pas helmimit të 56 studentëve, por rezultatet e kryera në 9 mostra nuk i janë përcjellë ende prokurorisë.
Anila Hoxha raporton se grupit të hetimit që po investigon penalisht ngjarjen, nuk i është vendosur ende asnjë e dhënë.
Jozyrtarisht, prokuroria konfirmoi për TCH se hetuesit menjëherë pas helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë, i kanë kërkuar AKU raportet e mëparshme të gjurmueshmërisë së ushqimeve dhe produkteve.
Ajo që synon të kuptojë prokurori Bledar Valikaj është nëse autoritetet e kanë kontrolluar apo jo ndonjëherë kompaninë e kateringut, nëse i kanë gjykuar ndonjëherë produktet dhe cilat janë masat dhe specialistët kanë konkluduar.
Prokuroria është ende në pritje të përgjigjeve nga mjekësia ligjore ndaj 52 studentëve nga 56 që u trajtuan në spital në datën 6 maj.
Ajo që shërbimi infektiv ka përshkruar mbi gjendjen e studentëve kandidat për oficerë policie është “gastroenterit akut i dyshuar”, por sidoqoftë të dhënat laboratorike të IML duhet t’i vendosen në dispozicion akuzës si akt ekspertize që përcaktojnë se çfarë do të ndodhë më tej me hetimet.
Anila Hoxha raporton se sakaq gjykata penale e Tiranës ka lënë të lirë nën masën e detyrimit me paraqitje kuzhinierin Kujtim Ballgjini dhe teknologun e ushqimit në Akademinë e Sigurisë që u prangosën fill pas studentëve të helmuar përfunduan në spital.
Ballgjini gjatë seancës me dyer të mbyllura tha, Anila Hoxha ka shpërthyer në lot duke i thënë gjykatës: “Unë kam 30 vjet kuzhinier, kam punuar edhe në gardën e Republikës dhe kurrë po kurrë s’më kanë ndodhur incidente të tilla.”
Top Channel
