Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar sot një konferencë për mediat, ku ka folur edhe mbi ngjarjet e fundit në vend.
Duke iu referuar rasti të rëndë të helmimit të 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, Hita tha se janë marrë menjëherë masa duke u ndaluar personat përgjegjës, e po ashtu janë sekuestruar ushqimet që dyshohet se helmuan studentët.
“Kemi marrë të gjitha masat e sigurisë, që ne t’u ardhur në ndihmë. Kemi vënë në pranga dy persona përgjegjës. Është shpallur në kërkim edhe administratorja e kompanisë. Bashkë me AKU kemi sekuestruar të gjithë sasinë e ushqimeve që u përdor dje për konsum. Vazhdojnë hetimet për të parë të gjithë dinamikën se si ndodhi ngjarja”, tha Skënder Hita.
