Komisariati nr. 1 arrestoi 2 persona dhe shpalli 1 në kërkim për skandalin e helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë. 

Burime bëjmë me dije se në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering që shpërndante ushqimin në 3 vakte për studentët dhe shpalli në kërkim administatoren.

Studentët që u helmuan kanë pasur simptoma të rëndë me të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pasi janë paraqitur në spital, kanë marrë mjekim, serume dhe janë kthyer.