Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar publikisht administratën e Shtëpisë së Bardhë dhe figurat kryesore të saj, pas vendimit për heqjen e masës “non-grata” ndaj tij.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se vendimi është në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara dhe e cilësoi rastin e tij si “unik në histori”.

Ai falënderoiish-presidentin amerikan Donald Trump dhe sekretarin e shtetit Marco Rubio, duke theksuar rolin e tyre në këtë vendim.

“Vendimi për non-gratën u bë pas lobimeve të Ramës dhe Soros-it. Falënderoj administratën e zotit Trump dhe sekretarin Rubio,” deklaroi Berisha.

Deklarata e tij vjen në një moment të debatit të vazhdueshëm politik mbi çështjen e shpalljes “non-grata” dhe ndikimet e mundshme në proceset lobuese ndërkombëtare.