Sot u mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të së premtes.

Kjo është hera e parë që protestuesit dënohen, ku 5 protestues u dënuan me burg, ndërsa 6 të tjerët detyrim paraqitjeje.

Në burg u lanë: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici.