I ftuar në emisionin “Breraking” në Top News, sot ishte gazetari Fatos Mahmutaj, i cili foli për hetimin e SPAK ndaj kreut të opozitës, Sali Beri8sha.

Sipas gazetarit, Berisha po sulmon drejtësinë për t’u mbrojtur. Mahmutaj tha se ish-kryeministri ka bërë këtë gjë që prej vitit 1992 kur mori për herë të parë pushtetin, teksa renditi disa ngjarje të rënda kriminale, të cilat ia faturoi Berishës.

“Formën më të mirë të mbrojtjes ka sulmin. Strategjia e Berishës është sulmo për t’u mbrojtur. Ka anatemuar gjykatësit, ka akuzuar sistemin e drejtësisë, ka sulmuar kë ka patur mundësi, intimidon dëshmitarët që kanë dijeni për çështjen, intimidon dhe organet e hetimit dhe tani intimidon dhe gjykatën. I ka kaluar të gjitha limitët. Herët apo vonë, Berisha do shkojë në burg.

Berisha nuk ka limitë në gjuhën e vet vulgare dhe në sulmin e drejtpërdrejtë që i bën organeve të drejtësisë. Këtë punë ka bërë që në vitin 1992 kur ka marrë pushtetin, i shkriu gjykatat, i mbushi me njerëz që i bindeshin. Vazhdoi pastaj në ’97-ën. Me çështjen e Azem Hajdarit, të cilin e vrau vetë dhe ua ngeci të tjerëve. Pastaj, një nga njollat më të errëta dhe turpet e drejtësisë shqiptare është çështja e Remzi Hoxhës. Pastaj për të vazhduar më tej me ‘Rrugën e Kombit’, me ‘Gërdecin’, me ’21 janarin’ dhe tani me çështjen ‘Partizani’. Berisha e ka marrë vulën e hajdutit, e ka marrë damkën. Me sulme ndaj drejtësisë nuk i hiqet kjo njollë por përkundrazi, i theksohet më shumë. Herët apo vonë do ta shoqërojë kjo njollë dhe ky turp. Edhe pasi të vdesë sepse nuk e ka të gjatë, aq është mosha e robit. Por me njollën e hajdutit do ikë dhe në atë botë.”- tha ai.