SPAK ka bërë kontrolle në banesën e biznesmenit izraelit, Ron Yeffet, sa i përket çështjes së KAYO-s.
Nuk ka qenë kjo e vetmja masë që është kryer nga drejtuesit e SPAK, pasi ata kanë sekuestruar dhe telefonin e izraelitit Yeffet, duke shpresuar se do të gjenin prova të tera. Ardi Veliu, kreu i KAYO-s dhe ish-drejtuesi i policisë, po ashtu ka pasur të njëjtin fat, ndërkohë që dhe biznesmenja Arjeta Puca.
Kjo e fundit dyshohet se ka bashkëpunuar me izraelitin Yeffet dhe kanë investuar së bashku në një biznes privat.
Gazetari Elton Qyno ka treguar detaje nga operacioni i SPAK-ut dhe se si ka funksionuar pas deklaratës së Arben Ahmetajt.
“Kjo lidhet me një publikim që bëri Arben Ahmetaj dhe menjëherë pas kësaj deklarate, nisi procedimi i çështjes. Në bazën e këtij procedimi, filluan kontrollet fizike, por edhe kontrollet në vendet e punës dhe ato private. Kjo është një strategji që SPAK-u e ka nisur në operacionet fillestare. Kryen këqyrjen e telefonave, email-eve dhe nis krahasimin e dokumenteve. Janë sekuestruar një sërë kontratash. Hetimi ëstë në fazën fillestare dhe nuk kemi shumë detaje.
Nis me Ron Yeffeti dhe vijmë më pas te Ardi Veliu dhe Aleks Marku. Ky person ka hyrë sepse çdo qindarkë që hyn nga Ministria e Mbrojtjes, ky është personi që bn çertifikimin.
KAYO është një shoqëri e hapur nga Ministria e Mbrojtjes me drejtor Ardi Veliun. KAYO është një shoqëri aksionere dhe brenda saj kanë lindur e pesë shoqëri të tjera. KAYO përfaqëson 49% të një prej këtyre shoqërie, ndërsa në shoqëritë e tjera e disponojnë privatët”, tha Qyno./TCH
