Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar për trafik droge në Bolzano. Ai u kap duke transportuar rreth 9 kilogram lëndë narkotike, përfshirë hashash, marijuanë dhe kokainë të pastër.

Operacioni nisi pas një raportimi nga një banor i lagjes “Don Bosco”, i cili kishte vënë re sjellje të dyshimtë pranë makinës së shqiptarit dhe e njoftoi policinë. Autoritetet ndoqën personin për disa ditë dhe më pas kontrolluan automjetin e tij.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan 72 blloqe kanabisi me peshë 7.2 kilogramë, 1 kilogram marijuanë dhe 150 gramë kokainë të fshehur nën sendile. I arrestuari ishte i njohur më parë për përfshirje në hetime të trafikut të drogës.

Ai pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me akuzat dhe për masën e sigurisë.