Një ngjarje kriminale është regjistruar mbrëmjen e sotme në Bashkinë Krujë. Është hedhur në erë me eksploziv makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë Krujë, Ilir Loci.

Burimet bëjnë me dije makina tip “Range Rover” ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e parme të saj.

Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë krah restorantit.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe është dëgjuar në të gjithë zonën përreth. Si pasojë e shpërthimit janë shënuar vetëm dëme matetriale. Bashkë me makinën e Ilir Locit ëhstë dëmtuar edhe një fuoristradë pranë saj.