Shorti elektronik i Gjykatës së Posaçme ka përcaktuar gjyqtaren Elsa Ulliri si kryesuese të trupës gjykuese për çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Anëtarë të tjerë të trupës janë Flora Hajredini dhe Besmir Stroka, raporton për Top Channel, Dorjana Bezat.
Në këtë proces gjyqësor, bashkë me Veliajn janë të bashkëpandehur edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dhe 17 persona të tjerë.
Dosja u nda në 2 fraksione në seancën e 27 prillit ku gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 11 të pandehurve, mes tyre biznesmeni Elman Abule e ish deputetja e PS Klotilda Bushka, që kërkuan gjykim të shkurtuar. Tashmë të njëjtat kërkesa të bëra nga mbrojtja e Veliajt që i janë rrëzuar nga trupa gjykuese Ëngjëllushe Tahiri, Rudina Palloj dhe Alma Kodraliu, nisur që nga zëvendësimi i masës së sigurisë ‘arrest me burg’, zhvillimi i seanca live e deri te hapja e të gjitha provave të përfshira në dosjen e Erion Veliajt, do t’i ribëhen 3shes së re të gjyqtarëve./ Top Channel
