Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njëkohësisht edhe nënkrytari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar në lidhje me mungesën e himnit shqiptar në kongresin e VLEN.
Përmes një postimi në facebook, ai përmendi heshtjen e VLEN-it për ndalimin e gjuhës shqipe, teksa theksoi se heshtën edhe për himnin.
“E ndaluan gjuhën. E ndërprenë përfaqësimin e drejtë. E nënçmuan vullnetin e popullit. E bllokuan Evropën. Tani heshtën edhe himnin”, shkruan Osmani.
