Deputeti Erion Braçe në Kuvendin e Shqipërisë ngriti shqetësimin lidhur me çmimin e hidrokarbureve. Gjatë fjalës së tij, Braçe nënvizoi se çmimet u rritën edhe për shkak të krizës, por megjithatë u shpreh kritik lidhur modelin e tregut në vend. 

Deputeti iu përgjigj se është e tepërt që të flasin njerëz që për 14 vite nuk i dhanë një litër naftë bujqve pa akcizë. Braçe tha se qeveria ka dhënë për të paktën 6 vite naftë falas për fermerët, ndërsa kritikoi skemën e re që heqë subvencionin e naftës.

Sali Berisha: Gjatë qeverisë sime ka pasur 32 licenca nafte, por nuk ka patur 400 mijë tonë kont qeveritare nafte. Gjatë asaj periudhe ka pasur 400 mijë automjete dhe janë zhdoganuar 720 mijë tonë naftë dhe prodhoheshin në vend 200 mijë ton naftë në ballash, kurse sot 400 mijë ton vijnë nga Libia, kush e merr atë? Atë e marrin vetëm qeveritarët, ato shkarkohen për qeveritarët. Kjo është problemi i naftës. Nëse edhe në taksën më të lartë në botë je mëkatari më i madh ndaj qytetarëve të ty, ndaj fermerëve të tu. Po të mos ishe hipokrit, prisja të nisje grevën e urisë për çmimin e naftës për fermerët, por të hoqi Lubia nga Fieri dhe nuk pyet më për të fare.

Erion Braçe: Kur flasim këtu kam një diferencë të madhe me njërin, unë flas me letra, ai flet me mend. Nëse është një diferencë mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, nëse flasim për modelin. Të çohen njerëz që për 14 vite, kurrë nuk i dhanë një litër naftë bujqve pa akcizë, është e tepërt, minimumi 6 vjet rresht bujqit kanë marrë naftë falas, pa lekë fare. A jam unë dakord me këtë që u bë tani, jo s’jam dakord, veçanërisht me argumentin se abuzohej. Abuzohet, ndëshkohet dhe politika shkon deri në fund.