Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur sot në Berat ku një i ri ka kundërshtuar me forcë efektivin e policisë, madje duke arritur deri aty sa të përplaset fizikisht me të.
Nga video e publikuar, duket se efektivi e ka ndaluar të riun me makinë, dhe në diskutim e sipër janë përplasur.
Në pamje dëgjohet që i riu e kërcënon herë pas here duke i thënë: Hiqe uniformën dhe pastaj hajde të flasim.
