Ka nisur me tensione protesta e opozitës mes protestuesve dhe forcave të policisë. Flamur Noka dhe eksponentë të tjerë të PD janë përplasur me policinë te rruga e Elbasanit. Janë qindra forca policie që kanë marrë masa për protestën. Momente tensioni dhe shtyrje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, po zhvillohet protesta e opozitës në kryeqytet.

Ka nisur bllokimi të rrethrrotullimi i Zogut të Zi. Nga videot e mundësuara nga Top Channel, shihen qytetarë që kalojnë mes rrugës.

Forca të shumta policie ndodhen në zonën e Zogut të Zi.

Oerd Bylykbashi është përplasur me policinë: mos i prekni protestuesit

Po ashtu një efektiv policie i ka kërkuar që të mos i prekin uniformat blu: Ule dorën, mos prek