Një 16-vjeçar, i cili ka dalë në protestën para ministrisë së Arsimit, iu drejtua me një mesazh të fortë forcave të policisë, që t’i bashkohen edhe ata tubimeve. I mituri tregoi se merr pjesë çdo ditë në protestë, pasi kërkon një të ardhme më të mirë.

Ai tha se vetë nuk është dhunuar, por disa prej shokëve të tij janë arrestuar dhe mbajtur në komisariat më gjatë nga sa duhej. 16-vjeçari theksoi gjithashtu se bëhet fjalë për të mitur, ndërsa shtoi se prindërit e tij fillimisht nuk ishin dakord që ai të dilte në protestë.

“Hiqeni kapelën! Mendoni për të ardhmen tonë. Jam 16 vjeç dhe vij çdo ditë në protestë. Nuk duam të na rrahin. Kemi bërë pesë muaj protestë. Nuk mjaftonte ajo protestë. Si do të futet ai në BE? Nuk jam dhunuar, por shokët e mi. Janë arrestuar ata. Janë mbajtur më shumë seç duhet në rajon, janë pyetur, janë të mitur. Prindërit nuk ishin dakord që të dilja. U thashë: ‘Dua të protestoj për të ardhmen time’. I thashë: ‘Do të dal dhe dua një të ardhme më të mirë’,” tha ai.