Finalizohet operacioni policor i koduar “Replay”. Uniformat blu bëjnë me dije se tre persona kanë rënë në pranga, pasi tentuan të fshihnin një shumë parash nëpërmjet mashtrimit duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë 34-vjeçari A.R., 41-vjeçari G.Ç., dhe 22-vjeçari Q.V.

Ndërkohë në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 40 vjeç, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.