Janë publikuar pamjet nga ekstradimi nën masa të rrepta të sigurisë të të shumëkërkuarit të drejtësisë Laert Haxhiu.
Në momentin që policia greke e ka dorëzuar Haxhiun tek pala shqiptare, ai ka kërkuar që të mos filmohet.
“Hiqini kamerat”, ka thënë Haxhiu në një moment, kur ka parë se ishte duke u filmuar. Haxhiu iu flet gazetarëve ashpër, teksa ishte rrethuar nga forca të shumta policie.
32-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vepra penale si “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.