Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që të lënë mënjanë akuzat dhe të punojnë së bashku për të përshpejtuar rrugën e vendit drejt BE. Kreu i grupit të PS citoi edhe shefen e diplomacisë europiane Kaja Kallas, e cila tha se Shqipëria dhe Mali i Zi janë afër procesit, duken hedhur poshtë pretendimet se janë bllokuar negociatat.
“Ajo që duhet tua themi me krenari shqiptarëve, nuk është shpresa apo mallkimet e atyre që thonë se negociatat kanë ngecur. Është fakt nga KE se Shqipëria sot ka përmbushur detyrimet nga procesi i anëtarësimin në BE. Të gjitha piketat e ndërmjetme që kishte janë përmbushur. Ka një procedurë që nga Komisioni kalon te Këshilli dhe nga aty te vendet anëtare. Sikur se u komunikua pardje nga komisonerja Kos dhe dje nga Kaja Kallas se pritshmëria e Shqipërisë për të mbyllur anëtarësimin brenda vitit 2030 është shumë realiste.
Kallas tha se Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të bëhen gati për pjesëmarrje në zgjedhjet e 2029 në PE, ky është fakt… Hiqni dorë nga kjo baltë që po i hidhni Shqipërisë. Është momenti i duhur historik për të punuar bashkë dhe për ta çuar para këtë aspiratë, ejani dhe lexojeni me vëmendje raportin që do miratojë parlamenti europian në 5 maj”, tha Balla./ Top Channel
