Një ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, të ftuarit janë përfshirë në një debat të fortë, i cili ka agravuar deri me tone të ashpra.

Të parët që e nisin debatin me njëri-tjetrin ishin Robert Aliaj dhe Altin Haziza, e më pas u përfshi edhe aktivistja Linda Pani.

Pjesë nga debati:

Altin Hazizaj: Unë e kuptoj që kur bëhet fjalë për gjininë ka një lloj histerie publike, edhe për faktin që ka një farë injorance e paditurie kur bëhet fjalë për seksin e gjininë.

Robert Alia: Kur thua ka histeri është pikërisht se t’i po imponon mendimin tënd me zor. Kujdes me fjalët sepse kanë nëntekst brenda. Ne mund të debatojmë por jo të akuzojmë.

Altin Hazizaj: Ka një ngatërresë shumë të pastër, se di nëse është e qëllimshme apo jo, midis seksit dhe gjinisë…

Linda Pano: Kur ne regjistrojmë në gjendjen civile çfarë regjistrojmë seksin apo gjininë?

Altin Hazizaj: Regjistrohet seksi jo gjinia.

Linda Pano: Gjinia e dyfishtë ku do të regjistrohet, se po më thua janë të ndryshme.

Altin Hazizaj: E dashur do të më dëgjosh apo do të bësh llafe se të dyja nuk bëhen gjë.

Linda Pano: Unë edhe po diskutoj edhe po dëgjoj Altin.