Dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, janë ndëshkuar me përjashtim 10-ditor nga punimet e Kuvendit, pas ngjarjeve të ndodhura në seancën plenare të fundit.

Vendimi u mor nga Sekretariati i Etikës me kërkesë të Partisë Socialiste, pas incidentit të ndodhur në seancën kaotike që zgjati vetëm 25 minuta. Gjatë kësaj seance u votua programi i ri qeverisës dhe u miratuan ministrat e kabinetit, mes tensioneve dhe ndërprerjeve të shumta.

Bardhi dhe Kreka u identifikuan si protagonistët kryesorë të përplasjes në sallën e Kuvendit, çka çoi në masën disiplinore të përjashtimit të tyre përkohësisht nga seancat plenare. Ky është rasti i parë në këtë legjislaturë ku merren masa të tilla ndëshkuese ndaj deputetëve.