Gjykata Penale ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e Edison Likës dhe Fatjon Rrapajt, të cilët u ndaluan nga policia pas incidentit me hedhjen e vezëve në drejtim të automjetit të kryeministrit Edi Rama.
Sipas vendimit të gjykatës, veprimi i dy të rinjve nuk përbën akt dhune, çka ka shërbyer si argument për vlerësimin e ligjshmërisë së ndalimit të tyre, raporton Anila Hoxha.
Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj u shoqëruan nga policia pas incidentit, i cili tërhoqi vëmendjen për shkak se kishte në shënjestër automjetin e kreut të qeverisë.
