Deputetja Elda Hoti ka folur jashtë Kuvendit, pasi u përjashtua nga seanca, me dyshimin se hodhi benzinë.
Ajo ka thënë se lënda që ka hedhur ishte aromatizues dhe nuk rrezikon jetën e asnjë deputetit. Ndër të tjera, ajo shtoi se beteja e opozitës nuk do të ndalet.
“Donin të na bënin kontroll fizik, gjë që është e paligjshme. Këto burgosin deputetin vetëm se nxjerr të vërtetën. Ky nuk është më parlamenti i shqiptarëve, është i bandave. Ne nuk do e ndalojmë betejën. Ajo që hodha nuk ishte lëndë që u rrezikon jetën deputetëve, ishte aromatuizuars që trembi Spiropalin. Le ta verifikojnë edhe SPAK etj. Mua nuk më trembin kërcënimet”,- tha ajo.