Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar nga seanca plenare e kësaj të enjteje, pasi hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama gjatë zhvillimit të punimëve në Kuvend.

Ngjarja ndodhi teksa deputetët e opozitës bllokuan foltoren gjatë votimit të projektligjeve të rendit të ditës. Pas incidentit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vendosi përjashtimin e Bardhit nga seanca, ndërsa ai vijoi të qëndronte në sallë edhe pas marrjes së vendimit.