Sezoni i ri i “Punë pa Teka” ka nisur ndryshe, me një homazh për Martin Canin, 14-vjeçarin, i cili 1 vit e gjysmë më parë humbi jetën pas një konflikti në shkollë.
Shoqja e bangës së Martinit, në puntatën hapëse, preku me mesazhin e saj, duke thënë: “Unë nuk mund ta ndryshoj atë që ndodhi, por ndoshta mund të jem aty kur dikujt i duhem. Do të doja që dikush të ishte aty për Martinin atë ditë. Besoj se kjo është arsyeja pse unë sot jam këtu”.
Ndërkohë, gazetarja Kristi Gongo u shpreh se ky sezon i ri i “Punë pa Teka” do të ketë një fokus më shumë te të rinjtë dhe afrimi i tyre me punën.
“Me këtë sezon të ‘Punë pa Teka’, duam të vijmë sa më afër të rinjve dhe t’u zgjasim një dorë që i largon nga rrugët e gabuara dhe nga veset. I afron me punën, të vetmen që ndërton njeriun. I jep kuptim përditshmërisë dhe shpresës për të ardhmen”./TCH
