Është zbuluar mesazhi që kryeministri Edi Rama ka lënë në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja, i cili u vra me armë brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, pak ditë më parë.

Në mesazhin e tij, Rama e cilëson ngjarjen si një tragjedi që shkon përtej dhimbjes familjare dhe prek vetë shtetin.

“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjithnjë.
Edi Rama”, ka shkruar kreu i qeverisë.