Sot në Tiranë do të zhvillohen homazhet në nderim dhe kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë të premten, pas disa javësh qëndrimi në një spital privat në gjendje të rëndë.

Ceremonia do të transmetohet ‘live’ në mediat kombëtare dhe pritet të shoqërohet me një fjalim nga kryeministri Edi Rama. Në homazhe do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste, ndërsa disa degë të saj janë organizuar me autobusë për të sjellë mbështetësit në kryeqytet.

Sipas burimeve të Top News, Partia Demokratike do të përfaqësohet nga Flamur Noka, ndërsa sipas protokollit janë ftuar edhe personalitete politike nga Kosova. Presidentja Vjosa Osmani nuk do të jetë e pranishme, por në ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë do të hapet libri i ngushëllimeve më 3 dhe 4 nëntor 2025, nga ora 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00.