Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit.

Qindra qytetarë të mbledhur në të dyja anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” hodhën karafila të bardhë, mbi arkivolin e liderit historik të PS.

Pranë bashkëshortes së Fatos Nanos, shihet Linda Rama e cila mban afër Xhoanën, ndërsa kryeministri Edi Rama shihet në prani të kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësuesve nga Maqedonia e Veriut.